Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në ndeshjen mes Granadës dhe Mançester Junajtid, e vlefshme për çerekfinalen e Ligës së Europës.
Gjatë kohës kur dy skuadrat ishin në fushë, në minutën e 6-të, lojtarët kanë mbetur të habitur nga ajo që kanë parë. Një tifoz tërësisht nudo është futur në fushë, duke i shtangur të gjithë. E çuditshme në fakt, pasi në shkallët e stadiumeve nuk lejohen tifozët, por ai e ka gjetur mënyrën për tu futur dhe për të vrapuar në fushë tërësisht nudo.
Për këtë arsye, lojtarët e kanë ndërprerë ndeshjen për pak minuta, deri sa rojet e sigurisë e kanë kapur tifozin dhe e kanë nxjerrë jashtë.