Lidhur me sistematizimin e nënpunësve adminsitrativë në bazë të programit K5, program për përfaqësim të drejt dhe adekuat, ministri i Administratës, Jeton Shaqiri ka theksuar një numër i madh i administratorëve janë sistematizuar në Drejtorinë e të Hyrave Publike dhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
“Në bazë të numrit të të punësuarve e di që këto administrator janë të shpërndarë në organet e themeluara nga Qeveria, Parlamenti dhe të themeluara nga institucionet e pushtetit lokal. Numri i shpërndarjes së administratorëve tash janë të përfshirë në Drejtorinë e të Hyrave Publike, në MPB, të cilët pas një ri-shqyrtimit të secilit kandidat dhe procedurave ligjore të cilat i takojnë asaj Ministrie. Por në secilin institucion mua si Ministër i Shoqërisë Informatike në komunikime me përfaqësuesit e institucioneve ka nga ata të cilët pas marrjes të të punësuarve në bazë të programit K5 parashohin edhe avancimin e tyre do të thotë nëpër institucione të caktuara”, tha Jeton Shaqiri – Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.