Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi ka bërë të ditur, se dërgesat nga porositë online në objektet gastronomike mund të realizohen edhe gjatë orës policore.
Por, shtoi, se për këtë duhet të sigurohet leje përkatëse për lëvizje gjatë orës policore për punëtorët që do t’i realizojnë dërgesat.“Edhe në gjendjen e jashtëzakonshme, ato objekte hotelierike që bëjnë shpërndarje mund të vazhdojnë të bëjnë të njëjtën gjë edhe gjatë orës policore, nënkuptohet se me leje përkatëse për lëvizje. Gjithashtu, gjatë ditës ata mund të shesin ushqim dhe pije nga banaku/sporteli (take away ose to go) pa shërbyer në vetë ambientet. Kjo sigurisht do të mundësojë që shumica e tyre pjesërisht të vazhdojnë të punojnë”, njoftoi Bytyqi.