Zikaltrit u treguan cinikë këtë ndeshje, teksa Sasuolo zotëroi pjesën më të madhe të takimit topin, por zikaltrit me kundërsulmet e tyre arritën të jenë më të saktë, teksa ishte Lukaku i cili kaloi në avantazh zikaltrit në minutën e 10’ të takimit pas një krosimi perfekt nga ana e Jang në krahun e majtë.
Në pjesën e dytë, ishte sulmuesi tjetër, argjentinasi Lautaro Martinez, i cili pas një topi të gjatë të Lukakut, çoi shifra në 2-0 për zikaltrit. Kur ndeshja po i afrohej fundit, sulmuesi i Sasuolos, Traore, ngushtoi shifrat në 2-1 në minutën e 85’ të takimit.
Por vetëm kaq, pasi zikaltrit arritën të triumfonin dhe fitojnë kështu një ndeshje shumë të rëndësishme që i dërgon me një hap larg drejt titullit kampion të Serisë A.
FT| Inter-Sasuolo 2-1
Lukaku 10′, Lautaro 67’/ Traore 86′