Numri i lartë i të infektuarve me Kovid-19 dhe i atyre me pasqyrë të rëndë klinike ka bërë që Qeveria të ndajë 6 milion denarë për blerjen e reagensave dhe materialeve të harxhueshme labaratorike për nevojat e institutit imuno-biologjik pranë Fakultetit të Mjekësisë “Shën Kirili dhe Metodi”. Këto para do të jenë të dedikuara për të përcaktuar profilin imuno-gjenetik të pacientëve me pamje të rëndë klinike ku do të përfshihen edhe anëtarët e familjeve të tyre. Ky projekt ka për qëllim të identifikojë shkaqet se pse disa pacientë e kalojnë virusin më lehtë e disa me pasoja të rënda.
“Do të përfshijë analizimin e më së paku 100 pacientëve me gjendje të rëndë klinike si dhe anëtarë të familjeve të tyre dhe rreth 1000 pacientë që e kanë kaluar Kovid-19, që të vijë deri të përgjigjet e më shumë pyetjeve, e më e rëndësishmja prej tyre është se pse te disa kalohet si virus jo i rrezikshëm dhe me simptoma të lehta e te të tjerët mund të jetë jashtëzakonisht e vështirë, madje edhe fatale.”,- tha zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha.
Lidhur me bariun nga Kratova, i cili ishte transportuar në një barelë për pesë orë për shkak të pamundësisë për të gjetur një automjeti të paarritshëm nga terreni për transportin e tij, Hoxha tha se nga Kabineti i zëvendëskryeministrit për Anti-Korrupsion dhe Krim, është dorëzuar shkresë dhe ka kërkuar raporte të hollësishme nga komuna e Kratovës, Qendra për Menaxhimi me Kriza dhe Ministria e Brendshme. Sipas tij, është e rëndësishme të zbardhet rasti dhe të bartet përgjegjësi. Hoxha gjithashtu sqaroi se Qeveria nuk ka hequr dorë nga sigurimi i dy helikopterëve për kërkim dhe shpëtim dhe pas kalimit të pandemisë do të rishpallë thirrje publike, sepse marrëveshja fillestare nuk mund të zbatohej për shkak të pandemisë.