Prej nesër 8 mjekë nga sektori privat i shëndetësisë do t’i bashkëngjiten kolegëve nga Institucionet shëndetësore publike. Është shumë e rëndësishme që të rrisim kapacitetin e resurseve njerëzorë në përballje me këtë valë të fuqishme të pandemisë, ka shkruar në statusin e tij zyrtar në Facebook, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.Presioni është i madh dhe në bazë ditore planifikohet dhe plotësohet me qëllim që të gjithë pacientët të marrin kujdesin e duhur. Apeloj që të respektohen masat restriktive si dhe të gjitha rekomandimet për mbrojtje me qëllim që të mbrojmë sistemin shëndetësorë”, ka shkruar Filipçe.