54 senator amerikan i kanë dërguar letër presidentit amerikan Xho Bajden ku kanë kërkuar që të ndërmerr masa konkrete në lidhje me shkeljen e të drejtave të njeriut në Turqi. Iniciativën e ka ndërmarrë Senatori Ron Vajden, nga radhët e demokratëve dhe Senatori Marko Ruboi nga radhët e republikanëve. Letrën e kanë nënshkruar numër i madh i emrave me ndikim nga të dyja partitë në senatin e SHBA.
-Presidenti Erdogan çdo ditë e më shumë po bëhet autoritar, e margjinalizon opozitën , i mbyll dhe i hesht mediet kritike, i shkarkon gjykatësit e pavarur dhe në vend të tyre sjell ushtar partiak, përveç kësaj Turqia është vendi me më shumë gazetar të burgosur, pas Kinës- thuhet në mes tjerash në letrë e 54 senatorëve amerikan.
Senatorët e i bënë të ditur Bajdenit, se qeveria e Erdoganit ka blerë sistem sigurie nga Rusia dhe se nuk mund të pranohet sulmi i Turqisë ndaj kurdëve në Siri. Ata po ashtu potencojnë se Erdogan kryen presion të madh ndaj shteteve tjera që ti hesht ata që mendojnë ndryshe. Në letër përmendet edhe ylli i NBA Enes Karter i cili hapur flet për torturën e Erdoganit ndaj atyre që mendojnë ndryshe. Senatorët e ftojnë Bajdenin të ndërmerr hapa konkret kundër qeverisë turke dhe të kërkojë nga Erdogani lirimin e të burgosurve politik.