Mbijetesa e gastronomëve në pikëpyetje! Qeveria planifikon pako shtesë me masa, ndërsa pakoja e 5 ka “ngecur”

Për shkak të masave të reja restriktive të Qeverisë, gastronomet e vendit përsëri e ngritën zërin. Me mbylljen e plotë për dy javë të lokaleve gastronomike, 30 000 punëtorë në këtë sektor mund të dëbohen nga puna. Oda turistike gastronomike e Maqedonisë apeloi se për momentin është e patjetërsueshme ndarja e ndihmës financiare për subjekte të cilat për shkak të vendimit për mbyllje do të mbeten fare pa të ardhura.

 “Me këtë tashmë absolutisht nuk ka fare logjikë ekonomike dhe de facto pa asnjë ndihmë ekonomike nëse mbetet edhe kësaj here do të përballemi me pasoja katastrofale në sektorin tonë. Kjo nuk ekziston askund në botë si shembull dhe nuk besoj se kjo veprimtarë do të vazhdojë të funksionojë në ndonjë mënyrë. Më besoni se për afat shumë të shkurtër shumë gastronom do të mbyllin objektet e tyre”, u shpreh Martin Angellovski nga Oda Turistike Gastronomike.

Angellovski vlerëson se nëse të gjithë gastronomët i kanë respektuar masat, ndërsa institucionet në terren e kanë kryer punën e tyre siç duhet, atëherë nuk do të vinim deri te kjo gjendje që të mbyllen të gjitha objektet gastronomike përnjëherë.  

 “Unë edhe atëherë përdora një krahasim me semaforët në rrugë. D.m.th. semaforët ekzistojnë për tu respektuar dhe 99% e pjesëmarrësve në trafik i respektojnë. Ata që do të kalojnë në të kuqe, në mënyrë adekuate do të dënohen. Absolutisht ai që nuk i respekton masat duhet të dënohet. Kështu që shkelje ka, jemi të vetëdijshëm, por ata janë pakicë në raport se sa e madhe është kjo industri”, tha Martin Angellovski nga Oda Turistike Gastronomike.

TV21 kontaktoi me Qeverinë, prej ku thonë se kanë në plan të sjellin masa të reja për këto 15 ditë përderisa do të jenë të mbyllur objektet gastronomike. Oda turistike gastronomike disa herë ka theksuar se ky sektor është një prej sektorëve më të goditur nga kriza e shkaktuar nga pandemia, por edhe përkundër kësaj, ky sektor tashmë disa muaj nuk ka asnjë ndihmë, ndërsa qytetarët që sigurojnë ekzistencën nga ky sektor janë të zhytur në borxhe për shkak të masave restriktive një vit të plotë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *