Qeveria do të mbajë mbledhje, do të shqyrtohet Propozim-ligji për arsimtarët dhe bashkëpunëtorët profesional

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e rregullt me më shumë pika në rend të ditës nga Programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.Në mbledhjen e 64-të, me fillim në orën 13:00, me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës do të shqyrtohen Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsimtarët dhe bashkëpunëtorët profesional në shkollat fillore dhe të mesme dhe Propozim-ligji për tekstet shkollore dhe materiale të tjera mësimore didaktike në arsimin fillor dhe të mesëm.

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, në mbledhje do të gjenden edhe disa pika në rend të ditës, mes të cilave Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për tatimin e fitimit dhe Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për efikasitet energjetik.

Para ministrave, sipas rendit të ditës, në mbledhjen e sotme do të gjendet edhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspektim administrativ, me procedurë të shkurtuar.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *