Shkëndija të hënën është kthyer nga Turqia, ndërsa vazhdon punën në Tetovë. Gjysmësezoni pranveror nis në fundjavë, kur kuqezinjtë luajnë në transfertë me Sileksin.
Skuadra jonë ka hyrë në javën e fundit të përgatitjeve dimërore, para vazhdimit të garave në elitën vendore kur kuqezinjtë të dielën luajnë me Sileksin në Kratovës.
Ekipi të hënën u kthye nga Antalia e Turqisë kur për dy javë zhvilluam fazën kryesore të përgatitjeve, ndërsa pas kthimit të hënën në Maqedoni prej sot kemi vijuar seancat stërvitore në Tetovë. Stafi teknik në krye me Ernest Gjokën futen në fazën përfundimtare të përgatitjeve të cilat ngadalë mund të quhen të përfunduara, pasi prej nesër ekipi do të punojë me Sileksin në “menu”.
Ndeshja e parë e gjysmësezonit pranveror luhet të dielën në Kratovë me fillim në orën 14:00.