Fundjavë e këndshme në mesin e fëmijëve pjesë e kursit “Motivi” të cilët kishin përgatitur një ekspozitë të shkëlqyeshme nën mentorimin e pronarit të kursit z. Ismet Abazi dhe edukatoreve Suhejla Ademi, Zejnep Abazi, Sumeja Bunjaku Xhaferi dhe Zehra Abdulla, ka bërë të diotur kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu i cili ka marrë pjesë në këtë manifestim.
I përgëzova fëmijët për kreativitetin e shprehur dhe inkurajova drejtuesit e kursit që të vazhdojnë punën e tyre në drejtim të aftësimit të fëmijëve dhe mbjelljen e pasionit për dijen, kulturën, artin dhe matematikën ka thënë Visar Ganiu kryetar i Çairit.