Senati amerikan ka votuar pro vazhdimit të gjykimit të fajësimit të ish-presidentit, Donald Trump.
Ligjvënësit miratuan kushtetutshmërinë e procedurave të fajësimit të presidentit të 45-të amerikan.
Senati votoi 56-44, duke pohuar se gjyqi i fajësimit është kushtetues dhe procedurat duhet të vazhdojnë edhe më tutje, raporton cnn.
Senatorët republikanë Collins, Cassidy, Murkowski, Romney, Sasse dhe Toomey votuan të gjithë me demokratët.