Resmi Ejupi: Të gjitha komunat do të kenë çerdhe për fëmijë

Intervistë eksluzive me sekretarin shtetëror në Ministrinë për punë dhe politikë sociale, Resmi Ejupi

Info7.mk: Sa çerdhe pritet të ndërtohen këtë vit ?

Resmi Ejupi: Gjate ketij viti prite që të fillohet me ndërtimin e disa cerdheve të reja nëpër disa komuna. Disa nga këto çerdhe do të ndërtohen me fonde të ministrisë, disa nga Banka Botërore dhe gjithashtu në plan janë edhe ndërtim i disa  çerdheve me IPA fonde

Sekretari shtetëror në MMPS z.Resmi Ejupi vizitoi çerdhen për fëmijë  ''Rinia'' në qytetin e Tetovës | Kohanews

Info7.mk:  A parshikohet ndërtimi i qendrave peë fëmije me aftësi të kufizuar

Resmi Ejupi: Ne si Ministri e punës dhe politikës sociale gjithashtu në programin e investimeve kapitale kemi edhe program për ndërtimin e Qendrave për fëmije me aftesi të veçanta. Qendra të tilla janë  parapa nëpër disa komuna, Do të përmendi ndërtimin e Qendres për fëmije me aftësi të veçanta në Komunën e Bogovinës dhe disa komuna tjera Po ashtu këtë vit do të lëshohen në përdorim Qendra ditore për fëmije me aftesi të vecanta në Komunën e Likovës dhe në Tetovë.

Info7.mk:  Mund të presim që çdo komunë të ketë nga një çerdhe ?

Resmi Ejupi: MPPS çdo vit hap shpallje per aplikim nga ana e komunave me projekte për ndërtimin e çerdheve. Gjatë shpalljeve të cilat i bën MPPS të gjitha komunat me projekte duhet të aplikojnë në këto shpallje. Aplikime të cilat ministria i kontrollon dhe projektet te cilat me dokumentacionin Teknik janë ne rregull atëherë  projektet e tilla futën në programin e investimeve kapitale. Gjatë këtij viti kemi përpiluar agjendën për vizita nëpër komuna, posaçërisht komunat të cilat nuk kane asnjë çerdhe dhe shpresojmë që të njejtat ti njoftojme dhe ti inkurajojmë që të përgadisin projekte për çerdhe të cilat pastaj mund të futen në programin e investimeve kapitale.

Ejupi viziton Dibrën, paralajmëron investim prej 7.4 milion denarë -  Gostivari Sot

Info7.mk:  Në sa komuna me shumicë shqiptare pritet të hapen çerdhe të reja ?

Resmi Ejupi: Në komunat me shumice shqiptare në të ardhmen pritet që të hapen, çerdhe respektivisht të fillohet me ndertimin e tyre edhe ate, Komunën e Likovës, Dibër, Tetovë, Tearce, Gostivar, Haracine, ndërsa në ndërtime e sipër kemi çerdhe në Komunën e Çairit. Në komunat ku ka përfunduar ndërtimi i çerdheve  dhe të nëjtat janë lëshuar në përdorim janë Komuna e Brvenices, Vrapcishtit, Gostivarit, dhe Saraj.

Info7.mk :  Qeveria dhe ministria e punes dhe politikes sociale paralajmeruan per nje plan punesimi. Çfare parasheh ky plan i punesimit,

Resmi Ejupi: Plani operativ për punësim parasheh përkrahjen për vetëpunësim me anë të së cilës personat e pa punë mund të krijojnë biznes, masën e këtille mund ta shfrytezojnë persona te pa punë me te ri se 29 vjet, persona me aftësi të vecantë, gra të pa punë, persona te papunësuar të cilët duan të krijojnë biznese si dhe persona të cilët kanë mbetur pa punë si shkak i pandemisë Covid-19. Po ashtu parashihet edhe krijimi i vendeve të reja të punës në subjekte ekzistuese me çka subjektet përkatëse si subvencioni per  rrogen e personit te punësuar. Për secilin lloj subvencionimi brenda vitit kalendarik Agjencioni për punë publikon shpallje në të cilat personat e pa punë duhet  të aplikojnë .

Info7.mk:  .Komunat ne fakt jane te ngarkaur me numrin e fëmijeve në cerdhe, Madje ata kërkojne që të gjitha çerdhet të punojnë në dy ndërrime. Ka ndonje plan ne këtë aspekt.

Resmi Ejupi: Për shkak të pandemisë dhe situatës së krijuar nga pandemia Covid -19 të gjitha çerdhet duhet të funksijonojnë në bazë të protokollit. Deri sa te tejkalohet kjo situatë nga e cila janë krijuar probleme të natyrave të ndryshme çerdhet në të gjitha komunat do të funksijonojnë në bazë te protokollit. Ky protokoll është përgatitur sipas informatave të cilat i kemi nga çerdhet dhe si i tillë duhet te respektohet..

Info7.mk:  Nga Marreveshja e Ohrit jane bere eshe shperndarja e te pynesuarve. Disa prej tyre kane perfunduar ne ministrine e juaj. A ka ndikuar kjo ne ritjen e perfaqesimin e shqiptareve ne kete ministri apo ende ka nevoje per punesime qe te arrihet perfaqesim i drejte.

Resmi Ejupi: Në ministrine tonë është bërë shpërndarja e disa administratorëve të cilët kanë ardhur nga Ministria e sitemit politik dhe kjo ka ndikuar edhe në ritjen e numrit të të punësuarve shqiptare. Vlen të përmendet se perveç se në Ministrinë e Punes dhe politikes sociale, administrator të këtille janë shpërndarë edhe nëpër Qendrat komunale për pune sociale nëpër qytete të ndryshme. Numri i administratorve të shpërndar nga atje dhe kanë ardhur te ne  është rreth 60, nje pjese e te cilëve kanë filluar me pune, ndërsa pjesa tjetër është në përfundim të procedurave administrative dhe pritet që të njejtit së shpejti të fillojnë me punë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *