Afati i fundit për të zgjedhur presidentin është 5 prilli

Vjosa Osmani, e mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje janë në kërkim të sigurimit të kuorumit për thirrjen e seancës në të cilën do të votohet për pozitën e presidentit.

Zgjedhja e presidentit është sfida e parë për qeverinë e vendit.Mefail Bajqinovci nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se gjatë javës së ardhshme pritet të fillojnë procedurat për zgjedhjen e presidentit.

Besoj që komisionet do të votohen  gjatë ditës së nesërme dhe pas kësaj mendoj se brenda disa ditëve do ta kemi votimin e presidentit të vendit…Besoj se deri nga java e ardhshme do të kemi presidentin e ri”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Mefail Bajqinovci.

E hëna e ardhshme është data e fundit kur vendi duhet të ketë presidentin e ri, pasi kështu e parasheh Kushtetuta e Kosovës.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *