Shaban Tërstena mposht sëmundjen COVID-19, lëshohet nga spitali

Ish-kampioni olimpik shqiptar në mundje Shaban Tërstena, është shëruar nga COVID-19 dhe ka dalë nga spitali.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, nëpërmjet një postimi në Facebook, ndërsa i falënderon të gjithë ata që e kanë përkrahur gjatë kësaj periudhe.

Tërstena u shtrua në spital para 20 ditëve, ndërsa thotë se ka qenë edhe në gjendje kritike.

Më poshtë e keni postimin e plotë nga Shaban Tërstena:

“Përshëndetje edhe nje here nga kjo dite е bukur me rezett e diellit e njete me nje lajm te mire prej spitali. Falënderojmë Zotin e Madheruar, pas vështirësisë vjen lehtësimi, vëllezër dhe motra. Përshëndetje për të gjithë njerëzit dhe miqtë e mi të dashur, kudo që jeni dhe kudo që jetoni. Të dashur miq, unë u sëmura para 20 dite më parë dhe erdha në spitalin “8 Shtator” Shkup, për shkak të këtij virusi të mallkuar dhe 10 ditë më parë jeta ime ishte në rrezik qe do te mund te kthehesha ne shtepi edhe ne arkivol.Si kane shkuan shumë nga miqtë tanë, vëllezërit, motrat, nënat, të afërmit dhe baballarët u larguan nga kjo bote, Zoti i shpreblefte me parajse. Sot dhe çdo here i jam shumë mirënjohës Zotit te plote fuqishem i cili ktheu jetën time për të jetuar me të gjithë ju, njerëz të mirë në këtë botë të bukur. Ishte një fitore e vogël mbi mallkimin Covid-19, ishte një fitore së bashku me të gjithë me pallto të bardha që janë heronjtë e popullit. Tani sot, e Premte, pas 20 ditësh luftë për jetën time, jam mirë, po dal nga spitali, jam rrugës për në shtëpi dhe do të më duhet shumë kohë për tu rehabilituar nga kovid- 19 Më duhet kohë për të pushuar shpirtin tim.
Të dashur njerëz dhe miq, edhe një herë me dorën ne zemrën time dhe në emrin tim, ju falënderoj edhe njiher shumë …. Bravo njerëz dhe miqt e mi kudo qe jeni. Edhe atehere me keni perkrahur si nje djalosh, i ri si një sportist shqiptar më keni mbështetur shumë me shpirtin e juaj kur kam more pjesë në Lojrat Olimpike dhe çdo gare tjetër të madh botëror. Por edhe une me shpirtin tim sportiv e bëra më të mirën time, luftova me gjithë zemër dhe ju bëra të lumtur, nje pjese e popullin dhe per shume miqt e mi. Kam sjellë gjithçka që mund të sjellë një sportist – shumë medalje, tituj, trofe nga e gjithë bota. Dhe tani bravo per te gjithe, per here te dyt qe me keni mbështete shume miqt e mi, edhe ne kete kohe me te veshtira te jetes time per 20 ditë kur isha në gjendjen më të vështirë në jetën time, kur unë po luftoja me koranavirusin në një spital për jetë ose vdekje. Edhe një herë në emrin tim ju falënderoj perzemersisht shume per lutjet që i keni bere Zotit te madhe për shëndetin tim. Çfarë tjetër mund të them, miq, kujdesuni sa më shumë. Une sot lashova krevetin tim qe isha 20 dite në shtrat, mos lejoni askënd të shkojë, atje as ju as une ose të tjerët. Rrofshit, Zoti ju ruajt ju dhe familjen tuaj nga kjo sëmundje. Me shume respekt, sportisti dhe mik i juaj. Sh.Т”.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *