Maqedonia e Veriut ka regjistruar fitore të jashtëzakonshme (2-1) si mysafir i Gjermanisë në stadiumin Schauinsland-Reisen-Arena të Duisburgut, të vlefshme për fazën kualifikuese për Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’.
Në fund të fraksionit të parë (45’+2), mysafirët arritën ta zhbllokonin rezultatin me një gol të veteranit Goran Pandev, i cili u asistua nga Enis Bardhi.Nikoqirët ia dolën ta barazonin rezultatin në pjesën e dytë me golin e Ilkay Gundogan të shënuar nga pika e bardhë (63’).
Porse për fitoren e vizitorëve u kujdes Eljif Elmas (85’), i cili realizoi pas asistimit nga Arijan Ademi.
Me këtë fitore, Maqedonia e Veriut ngritet në vend të dytë me gjashtë pikë, aq sa ka edhe Gjermania që ndodhet një vend më poshtë, derisa lider i Grupit J është Armenia me nëntë pikë.