San Marino mund të konsiderohet si kombëtarja me rezultatet më të dobëtat në futboll në arenën botërore. Për këtë arsye kundërshtari i sotëm i Shqipërisë renditet në vendin e 201-të në ranglistën e FIFA-s për kombëtaret.
Ndeshjen e parë jozyrtare kjo kombëtare e ka luajtur me Kanadanë më 28 mars 1986, ku janë mundur 1-0. Ndërsa ndeshjen e parë zyrtare e kanë luajtur në shtëpi më 28 nëntor 1990, ku janë mundur 4-0 nga Zvicra. Fitorja në ndeshje zyrtare është tabu për këtë ekip, madje shijen e suksesit ata e kanë provuar vetëm në një rast në miqësore, ku më 28 prill 2004 kanë fituar 1-0 ndaj Lihtenshtenjit.
Golin e parë në trasfertë San Marino e ka shënuar pas 14 vitesh, pikërisht në eliminatoret e “EURO 2016” ndaj Lituanisë. Kjo kombëtare konsiderohet si më e dobëta në botë sa u përket arritjeve dhe ka një mesatare të pësimit të golave, 4.2 për ndeshje.