Sot në Spitalin Klinik të Tetovës, është kryer një operacion i parë dhe i rrallë. Siç thuhet nga Spitali i Tetovës ky operacion është bërë me me sukses të madh në korigjimin e diafragmës nga një lëndim traumatologjik. Operacioni është kryer nga ekipi i udhëhequr nga Dr Ferit Muharemi së bashku me Dr subspec Ilber Besimi, Dr Fatmir Saliu, Dr Shpresim Ferati me Anesteziologe dhe Reanimatologe Dr Minire Iseni, instrumentate Pranvera dhe teknik Petar, përcjell TS.
“Me kënaqësinë më të madhe ndaj suksesin e stafit të Kirurgji dhe Traumatologjisë të Spitalit Klinik të Tetovës në kryerjen me sukses të operacionit të korigjimit të diafragmës nga një lëndim traumatologjik ekipi i udhëhequr nga Dr Ferit Muharemi së bashku me Dr subspec Ilber Besimi, Dr Fatmir Saliu, Dr Shpresim Ferati me Anesteziologe dhe Reanimatologe Dr Minire Iseni, instrumentate Pranvera dhe teknik Petar këtë lloj intervenimi e bejnë për herë të parë në institucionin tonë.
Të bësh diçka për të cilën je i thirur dhe të bësh me përkushtim në vendin tënd, është hyjnore” ka shkruar mjeku Besimi
Ndryshe ditë më parë është realizuar operacion torakal – heqja e një tumori në brinjën e dytë të djathtë në pjesën e kraharorit. Operacioni u krye nga specialisti i kirurgjisë torakale Dr. Ivan Karapetrov.