Informata për statusin e sendërtimit të sistemit të Agjencisë për punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut për ndërlidhje me Rergjistrin qendror të popullatës, Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për inspektimin menaxhues , si dhe Propozim-ligjin për ratifikim të Marrëveshjes mes Palëve të Marrëveshjes veriatlantike për sigurim të informative, janë vetëm disa nga pikat e rendit të ditës së mbledhjes së rregullt të 59-të.
Në mbledhje, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, Ministria e Drejtësisë do të referojë për përparimin e projektit “Rikonstruimi I institucioneve ndëshkuese-përmirësuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, ndërsa Ministria Shoqërisë Informatike dhe Administratës do të informojë për formimin e grupit të punës ndër resorëve për harmonizim të ndërsjelltë dhe ndryshim të ligjeve dhe akteve nënligjore lidhur me ndërtim dhe komunikime elektronike.
Mbledhja e rregullt e 59-të e Qeverisë është paraparë të fillojë në orën 12:30, ndërsa për konkludimet dhe vendimet opinioni do të informohet përmes kumtesës.