Visar Ganiu: Çairi ndan 60 mijë euro për klubet e sportit

Komuna e Çairit për klubet sportive ka ndarë 3.500.000 denarë ka shkruar në rrjetin social kryetari I Komunës së Çairit, Visar Ganiu . Kjo  është vlera e përgjitshme nga Buxheti i Komunës së Çairit me të cilën do të mbështesim veprimtarinë e gjithsej 18 klubeve të sporteve të ndryshme, të cilat aplikuan dhe përmbushën kushtet e parapara në thirrjen publike të publikuar konform programit për zhvillimin dhe avancimin e sportit në Komunën e Çairit për vitin 2021 shkruan ai.

Çairi është dhe do të mbetet shembull i sukseseve të larta sportive në vend!  Komuna e Çairit është  evetmja komunë e cila në vazhdimësi po mbështet klubet e sportit duke i dhënë një shtytje sportit dhe duke i motivuar sportistët e rinj që të vazhdojnë rrugën e sportit.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *