Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Maqedonisë të udhëhequr nga presidenti Muamed Sejdini dhe Sekretari i Përgjithshëm Filip Popovski sot në selinë e UEFA-së në Nion të Zvicrës zhvilluan një takim pune me presidentin e UEFA-së, Aleksandar Çeferin dhe drejtorin e Shoqatave Kombëtare të UEFA-së, Zoran Lakoviq.
Me ftesë nga njeriu i parë i Shtëpisë së Futbollit Europian, Aleksandar Çeferin, presidenti dhe Sekretari i Përgjithshëm i FFM-së në takim diskutuan zhvillimet aktuale në futbollin e Maqedonisë, mbështetja e UEFA-së për projekte të rëndësishme zhvëllimore të FFM-së si dhe pjesëmarrja e përfaqësueses së Maqedonisë në Kampionatin Europian.
UEFA dhe presidenti i saj Aleksandar Çeferin vlerësojnë se suksesi dhe progresi i FFM-së nën udhëheqjen e Muamed Sejdinit është jashtëzakonisht i rëndësishëm.
-Presidenti Çeferin dhe UEFA besojnë fuqimisht në strategjinë tonë dhe sinqerisht na mbështesin. Sukseset janë rezultat i menaxhimit dhe kujdesit të mirë për futbollin e Maqedonisë.
Fjalët e mira për suksesin e përfaqësueses tonë për kualifikimin në Kampionatin Europian janë krenari për ne dhe na japing energji dhe entuziazëm shtesë në pritje të ndeshjeve për EURO 2020.
Gjithashtu, për ne është shumë e rëndësishme që UEFA dhe presidenti Çeferin japin mbështetje të pakushtëzuar për FFm në organizimin e Kuvendit Zgjedhor, duke potencuar se e njejta duhet të jetë e pavarur dhe e pa ndikime anësore.
As UEFA e as FIFA nuk mund të ndikojnë në zgjedhjen e drejtuesve të ri në FFM, ashtu si politika që nuk mund të ndikojë. Kjo do të ishte në kundërshtim me statutet.
Federata jonë do të vazhdojë të japë kontributin e saj në projektet aktuale dhe të ardhshme të UEFA-së, të cilat drejtohen në të mirën e futbollit europian. Një falenderim deri te presidenti Çeferin, para se gjithash për mbrojtjen dhe zhvillimin e futbollit. Në atë rrugë ai gjithmonë do të ketë mbështetjen tonë”, ka thënë presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini.