Shtyhet regjistrimi i popullsisë në Maqedoni ?!

Në prag të takimit të kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, TV Klan Macedonia, mëson se janë të mëdha gjasat që regjistrimi i popullsisë që duhet të bëhet nga një deri më 21 prill të shtyhet për të pakën një muaj.

Burime të besueshme të cilat nuk dëshiruan t’ju përmendet emri, thanë se kjo bëhet me qëllim të vaksinimit të regjistruesve, punë kjo që do të kryhet së shpejti, pas mbërritjes së kontigjentit të parë të vaksinave. Nënvizohet, po ashtu, se shtyerja nuk do të ‘prekë’ regjistrimin e filluar të diasporës, proces ky që ka për të përfunduar kur të mbarojë regjistrimi në vend.

Ndërkohë, po vijon regjistrimi i diasporës dhe se ipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave deri tani janë regjistruar 160 519 mërgimtarë që jetojnë jashtë vendit. Procesi i vetëregjistrimit filloi 1 mars, ndërsa do të zhvillohet deri më 21 prill 2021.

Prej 1 marsit deri më 15 mars u regjistruan edhe të punësuarit në përfaqësitë diplomatike-konsullare dhe anëtarët e familjeve të tyre të cilët qëndrojnë me ta jashtë vendit, shtetasit e Maqedonisë së Veriut me punë në Kombet e Bashkuara dhe organizatat e saj, përfaqësitë apo përfaqësues të odave ekonomike jashtë vendit, njësitë afariste jashtë vendit, përfaqësitë ushtarake të Armatës së RMV-së jashtë vendit dhe qytetarët që janë të angazhuar në bazë të bashkëpunimit ndërkombëtar, teknik apo tjetër, si dhe anëtarët e familjeve/amvisërive të tyre që qëndrojnë jashtë vendit me personat e cekur si dhe të gjithë personat – shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët në çfarëdo baze qëndrojnë jashtë shtetit, pa marrë parasysh periudhën e tyre të qëndrimit. Ndërsa regjistrimi i popullatës në vend zyrtarisht duhet të fillojë prej 1 deri më 21 prill 2021. Enti Shtetëror i Statistikave publikoi edhe një konkurs të tretë plotësues për angazhimin e personave të cilët do të marrin pjesë në zbatimin e Regjistrimit të popullatës, amvisërive dhe banesave në RMV, për të cilin kandidatët e interesuar duhet të paraqiten deri më 20 mars 2021.(INA)

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *