CHAMPIONS: SONTE MËSOHEN DY GJYSËMFINALISTËT E PARË

Shaban Sinani

Sonte zhvillohen dy ndeshjet kthyese të çerekfinales në Ligën e Kampionëve Evropian të futbollit, ku dy skuadrat Paris Saint Zhermain dhe Barcelona pritet që ta konfirmojnë kalimin në gjysmëfinale të garës më prestigjioze evropiane për klube  që organizon UEFA.

Të dy këto skuadra në  ndeshjet e para kanë regjistruar fitore bindëse dhe  sonte  pritet  që vetë  ta konfirmojnë kualifikimin në gjysmëfinale.

Barcelona pas  fitores në 4-0 kundër  Borrusia  Dortmund në takimin e parë tashmë është me një këmbë në mesin e katër skuadrave më të mira evropiane. Ekipi i trajnerit Hansi Flick një javë më parë triumfoi me rezultat të thellë 4-0, ndërsa sonte në Gjermani nuk pritet ndonjë mrekulli e dorës së parë nga skuadra gjermane Borussia Dortmund e cila drejtohet nga trajneri kroat Niko Kovaç.

Ndeshja Borrusia Dortmund – Barcelona  luhet në stadiumi “Signal Iduna Park” të Dortmundit me fillim në ora 21:00. Drejtësi do të ndanë italiani Mauricio Mariani

Paris Sent Zhermen në ndeshjen e parë triumfoi si vendas ndaj Aston Villas me rezultat 3-1, ndaj udhëtimi i tyre sonte në Angli nuk pritet të sjellë shumë telashe.

Ndeshja Aston Villa – Paris Sent Zhermen do të zhvillohet në stadiumin “Villa Park” në qytetin e Birminghamit. Drejtësi do të ndaj  spanjolli Jose Maria Sançez

Ndërkohë dy ndeshjet tjera të kësaj faze të  çerekfinales do të zhvillohen të mërkurën me  fillim në ora  21:00, ku ballafaqohen Inter-Bayern dhe Real Madrid-Arsenal.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *