BASKETBOLL: PËRFUNDON SEZONI I RREGULLT NË EUROLIGË

Shaban Sinani

Gjashtë fitore të skuadrave vendase dhe tre të atyre mysafire   është  epilogu i    ndeshjeve  të  raundit të 34-të dhe e fundit e sezonit të rregullt në Euroleagën e  basketbollit  në kategorinë e meshkujve. Gjashtë skuadrat më të mira janë kualifikuar direkt për në fazën çerekfinale play off, dhe ate  Olympiacos, Fenerbahce, Panathinaikos, Monaco, Barcelona dhe Anadolu Efes, që janë renditur respektivisht nga vendi i parë në të gjashtin.

Dy skuadrat e fundit që do të shkojnë në çerekfinale do të përcaktohen më 15 prill, pas ndeshjeve të play in. Aty luajnë skuadrat e renditura në vendet 7-10.

Ndërkohë, janë eliminuar nga ky turne ekipet e Armani Milano, Partizan Beograd, Zalgiris Kaunas, Baskonia , Villeurbanne, Maccabi Tel Aviv, Virtus Bolonja dhe Alba Berlin. Në  ndeshjet e  play  in  më 15 prill  takohen Real Madrid – Paris Basketball dhe Bayern Munich – Crvena Zvezda

Euroleague-Raundi i 34-t

Villeurbanne – Monaco, 78-83

Bayern Munich – Fenerbahce, 77-89

Olympiacos – Maccabi Tel Aviv, 99-93

Partizan Beograd – Real Madrid, 89-91

Armani Milano – Baskonia Gasteiz, 111-89

Paris Basketball – Alba Berlin, 73-63

Anadolu Efes – Zalgiris Kaunas, 87-77

Panathinaikos – Crvena Zvezda, 111-104

Barcelona – Virtus Bologna, 91-87

Play in (15 prill)

Real Madrid – Paris Basketball

Bayern Munich – Crvena Zvezda     

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *