LIGA E PARË: JAVA E 27 ME DUELE  SHUMË TË ZJARRTA

SHABAN SINANI

Të dielën me fillim në ora 16:00,  në gjashtë stadiumet e ekipeve që garojnë në elitën e futbollit vendor në program janë duelet e xhiros së 27-të të kampionatit  2024/2025.   Gjithsesi  se duelet më interesante janë  takimet  në Maxhari, Shkup,  por edhe Manastir, Kratovë edhe Tetovë.

Lideri në renditjen e tabelës  Shkëndija e Tetovës pas zhgënjimit  në ndeshjen e pare të gjysmëfinales së Kupës nga  Struga Trim në Tetovë, nesër do të përballet  me skuadrën e para fundit në renditjen e tabelës Voska Sport ekipe e cila  megjithatë  akoma nuk dorëzohet. Kuqezinjtë janë favorite absolute  dhe  ë rezultate  tjetër pos fitores  do të ishte befasia e llojit të vetë. Prandaj Shkëndija  këto tre ditë ka punuar maksimalisht të kthyer atmosferën fituese dhe për të mënjanuar disa dobësi, ndërsa pritet që të jenë edhe te kompletuar me formacionin.

Ne jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. Kemi punuar  gjatë kësaj jave  dhe kemi analizuar kundërshtarin. E  dimë se  nuk  do të jetë një ndeshje e lehtë, si çdo ndeshje tjetër  që nuk është e lehtë  ne  duhet ta japim maksimumin secili nga vetja  dhe  shpresojmë secili se  nga  kjo ndeshje  do të dalim fitues’’ deklaroi  futbollisti Adenis Shala.

Duke marrë para sysh se ekipi vinë nga një disfatë  në gjysmëfinalen e Kupës nga  ekipi  i Struga Trim Lum, futbollisti Adenis Shala thotë se asnjë humbje nuk është e mirë.

’Normalisht  se  asnjë  humbje nuk është e mirë  sepse ne ishim duke avancuar pastaj Struga na kthej rezultatin, mirëpo kjo te  skuadra nuk duhet të ndikoj aspak keq  sepse ne jemi në një moment  shumë mirë  dhe ne  duhet të mendojmë vetëm t arrijmë objektivin që e kemi  dhe  duhet të mendojmë vetëm përpara“ tha futbollisti  Shala.

 Skuadra e Rabotniçkit e cila akoma  shpreson për titullin kampion do të përballet pikërisht me kampionin në fuqi Struga Trim Lum që ishte e shkëlqyeshme në dy duelet e fundit kundër Pelisterit dhe Shkëndijës.

Në Kratovë skuadra e Sileksit që aktualisht  mbanë pozitën e dytë në tabelë  do të përballet me klubin e futbollit Besa të Dobërdollit  ekip e cila  primare e ka të siguron ekzistencën. Ndeshje  interesante  pritet edhe Manastir dhe Shkup ku përballen Pelisteri – AP Brera  dhe  Vardari – Tikveshi. Të gjitha  ndeshjet  luhen nesër me fillim në ora 16:00m takohen:  Sileksi – Besa, Gostivari – Shkupi, Pelisteri – AP Brera, Shkëndija – Voska Sporti, Rabotniçki – Struga Trim Lum dhe Vardari – Tikveshi

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *