KUPA E RMV-së: STRUGA TL  DHE VARDARI MË PRANË FINALES

SHABAN SINANI

Struga Trim Lum dhe Vardari shënuan fitore  në ndeshjet e para të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë së Veriut  kundër Shkëndijës në Tetovë gjegjësisht AP Brerës në Shkup. Ndeshjet kthyese në Strugë dhe Strumicë luhen më 23 prill

Në stadiumin e qytetit në Tetovë pa praninë e publikut  u  zhvillua  dueli i parë  i gjysmëfinales së Kupës me  Shkëndijës dhe Struga Trim Lum, në një ndeshje të nivelit mesatar  fitues  dolën  kampionët në fuqi me  rezultatin 1-2  dhe  tani   ndeshjen kthyese që zhvillohet më 23  prill  e  presin me  një epërsi të  dukshme. Autori  i golit  për  ekipin kuqezi ishte  Ramadani  në minutën e  36 , ndërsa Ukpa  dhe  Radevski shënuan në pjesën e dytë për  fitoren e Strugës.  Pas  ndeshjes  trajneri  i ekipit tetovar Jeton Beqiri u arsyetua se si ishte  kjo ndeshje e parë që e luajnë pa  publik.

 ‘’Ishte ndeshja e parë, unë mendoj që është ndeshja e parë që ne  luajmë pa  publik ka  ndjesi jo normale, normalisht po ne  duhet të mësohemi me këtë fakt. Ishte  një ndeshje  që besoj  se nuk e merituam ta  humbim me mënyrën se si zhvillua ndeshja. Ishte  një ndeshje e gabimeve  ku nga  dy  gabimet  tona kurse  ne  nuk arritëm në maksimum  të shfrytëzojmë gabimet e tyre  dhe  dhuratat  që na  dhanë në momentet e veçanta  ato. Por është një ndeshje  që  besoj se  ekipi  që  do kualifikohet  do vendoset në ndeshjen e kthimit‘’, deklaroi trajneri Jeton Beqiri

Shkëndija këtë ndeshje e filloj me  një formacion të kombinuar  pas  disa  futbollist titullar  siç është  Besart Ibraimi dhe  disa  të tjerë. Për këtë trajneri  Beqiri  tha   disa  futbollist duheshe të pushojnë, ndërsa ka edhe  futbollist të  dëmtuar.

 ‘’Kemi edhe  futbollist të dëmtuar, ka  futbollist të cilët janë  të pezulluar me  kartonë, kemi  futbollist të cilët sipas  matjeve që bëhen nga përgatitja  atletik janë në rrezik për  dëmtime  dhe ne  nuk e kemi luksin tani të humbim shumë lojtar  për  një ndeshje  pavarësisht se  duhet ta respektojmë edhe Kupën por gjithmonë kemi thënë që  trageti parë i ekipit këtë vit është kampionati  dhe shpresoj që  ditën e diel  atje të kthehemi dhe të vazhdojmë  serinë e rezultateve  pozitive  ‘’

Ndërkohë në gjysmëfinalen tjetër të Kupës,  që u  zhvillua në Shkup Vardari mori fitore bindëse përballë  ekipit AP Brerës, duke e mposhtur  me  rezultatin 3-0  

Ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve, aty ku  edhe do të vendosen se  cilat  ekipe  do të kualifikohen në finale  do të zhvillohen më 23  prill me fillim në orën 16:00

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *