LIGA E DYTË: KATËR EKIPET E PARA DREJT SUKSESVE TË REJA

SHABAN SINANI

Kampionati në Ligën e dytë republikane të futbollit vazhdon këtë fundjavë vazhdon me  ndeshjet e javës së 23-të të  sezonit  2024/2025, ku ka disa  takime mjaftë interesante epilogu i të cilave ndeshje mund të jetë vendimtare  për ekipet që luftojnë kreun e tabelës dhe për ekipet që luftojnë mbijetesën.

Arsimi i Çegranit që sigurt  rrugëton drejtë kreut të tabelës sidomos pas fitores në xhiron e kaluar  kundër Vardarskit në Radovish ka rritur  apetitet se deri në gjasat  për të kampionatit mund të ngjitet në tre pozitat e para. Çegranasit këtë duhet ta dëshmojnë në përballjen e nesërme kundër Osogovës si nikoqir  në Gostivar,  ku pritet edhe përkrahje  e madhe nga publiku vendas këtë e pohoi zëvendës trajneri Labinot Musliu

 “Ekipi është i përgatitur, ekipin e kemi të kompletuar. Vimë pas një seria  shumë të mirë  pesë fitore radhazi dhe mbajmë bindjen se edhe nesër  do të  vazhdojmë këtë seri. Lojtarët janë shumë të përgatitur dhe  shumë të karrikuar për të marrë  edhe  fitoren e gjashtë radhazi  dhe për  të ndjekur  hapin me ekipet të cilat  luftojnë për Ligën e Parë. Dispiniomi në ekip është  shumë i lartë , si  ashtu  edhe  përgatitja  fizike dhe  ajo kondicional dhe përgatitemi për të korrur fitoren e radhësdeklaroi zëvendës trajneri  Labinot Musliu

Bashkimi i Kumanovë  që aktualisht ndanë pozitën e parë me Makedonija Gj.P është nikoqire  e Novacit. Vendasit konsiderohen favorite absolute ndaj çdo rezultat tjetër pos fitores  do të ishte  befasi Osogovës . Ndeshje  interesante  priten edhe  në takimet mes  Makedonija Gj.P – Skopje  dhe Bregallnica – Detobnit Plaçkovica.  Në takimet e  javës së 23-tët, të shtunën me fillim në ora 15”00, takohen:  Arsimi – Osogova, Bashkimi – Novaci, Bellasica – Vardarski, Boreci – Kozhufi, Bregallnica – Detobnit Plaçkovic,  Makedonija Gj.P – Skopje, Ohri –Kamenica Sasa  dhe Pobeda – Vardari

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *