VOLEJBOLL: HABIL AJETI MBYLLI KARRIERËN SI LOJTARË AKTIV 

SHABAN SINANI

Në  ndeshjen kampionale  të Ligës së parë të volejbollit në kategorinë e meshkujve  që u zhvillua mbrëmë në sallën sportive  te gjimnazi i Tetovës mes klubit të volejbollit Shkëndija  dhe  Strumicës  në  një ceremoni rasti iu dha lamtumira si volejbollist aktiv njërit prej figurave më të shquara të këtij sporti, Habil Ajetit, i cili pas 28 vitesh karrierë vendosi të tërhiqet nga fusha, duke lënë pas një karrierë të pasur dhe një kontribut të pashlyeshëm.

Mbrëmja e tij e fundit si lojtar aktiv u shënua me një ceremoni të veçantë në Tetovë, në ndeshjen mes Shkëndijës dhe Strumicës, ku nuk munguan respekti dhe mirënjohja për një kapiten që ka lënë gjurmë në volejbollin shqiptar. Në këtë ngjarje morën pjesë kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami e personalitete të rëndësishme të sportit, si presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci, sekretari i përgjithshëm Valon Nikçi dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Momenti  i  fundit si volejbollist  aktiv ndodhi në setin e dytë kur Habil Ajeti  gjuajti  topin  dhe me emocione u largua nga terreni me duartrokitje  të të gjithë të pranishmëve

”Të them të drejtën pak me emocione po mirë, është ndjenjë e mirë. Veçanërisht kur i shohë të gjithë ato bashkë lojtarë , shokët  çka kanë udhëtuar  prej Kosove  kanë ardhur këtu të më nderojnë për  këtë ditë. Kaluan  përafërsisht  25  vjet që jam aktiv  e  sot  e mora  një vendim  ka   që një javë jam duke menduar për ta  marrë këtë vendim, për ti dhënë fund karrierës si  volejbollist aktiv”  deklaroi Habil Ajeti

 Legjenda e volejbollit Habil Ajeti ka edhe një porosi  për gjeneratat e reja

‘’ Unë jam edhe  trajner te  kategoritë e reja  te vajzat  nuk  do të largohem prej  volejbollit. Jam larguar vetëm si lojtar  aktiv por  do vazhdoj të  kontribuoj për gjeneratat e reja, për  djalin tim, për fëmijët  tjerë. Fëmijëve  të gjithë ju sugjerojë që sa më larg telefonave, sa më larg internetit të vijnë të merren me  sport pa marrë para sysh futboll, basketboll, çka të jetë  vetëm të merren me sport’’tha  Ajeti

I pranishëm në  këtë ndeshje  lamtumirës  të legjendës së volejbollit Habil Ajeti  ishte edhe kryetari  i Komunës Bilall Kasami i cili e nderoi me një mirënjohje për kontributin e dhënë për një çerek  shekulli

’Fillimisht për Tetovën ka qenë një simbol i  sportit alternativ  do të kisha  thënë  jashtë futbollit  se ne gjithë e njohim futbollin. Figura më e njohur dhe më e dashur  e Tetovës  por  jo vetëm në Tetovë  dhe jashtë Tetovës. Është një emocion i veçantë  sigurisht se  për kontributin që e ka dhënë Habili në Tetovë dhe gjithë ndej në sportin ndërkombëtar ka  qenë krenaria e Tetovës . I uroj më të mira  në jetë . I uroj  që edhe pjesën tjetër të karrierës ta vazhdojë me  sportin, me volejbollin’’ deklaroi  Bilall Kasami kryetar i Komunës së Tetovës.

Për  kontributin e volejbollistit Habil Ajeti në  ekipin e Shkëndijës  dhe  jo vetëm  foli edhe kryetari i klubit Besian Reka.

 ‘’Unë tani  në pozitën e  kryetarit  nuk dua  të bisedoj, por  bisedoj  si ish bashkë lojtar i Habilit i cili edhe  gjatë karrierës time  si volejbollist aq sa kam  mund të jem  pjesë  e  Shkëndijës  më ka  ndihmuar  shumë,  kam mësuar shumë  prej atij.  E tash  dha  zoti unë të jem në një pozitë tjetër . Gjithsesi se ndihmesa e Habilit  nuk ka munguar e  ka dhënë maksimumin për  klubin. Ne do të  jemi gjithmonë falënderues  për at çka e ka dhënë‘’ deklaroi Besian Reka kryetar i KV Shkëndija.

 Trajneri  Durim Luma tha se Habil Ajeti ka dhë shumë pë volejbollit tetovar  dhe  atë shqiptar dhe do të jetë një humbje madhe mungesa e tij në e ekip

‘’Sigurisht se unë falënderoj Habilin  për gjithë ato që i ka dhënë volejbollit nëpër gjithësi, por në veçanti Shkëndijës. Është një humbje  e madhe për volejbollin , mirëpo  unë i  dëshiroj  sukses në të ardhmen pasi ai do të jetë pjesë e volejbollit . Unë i dëshiroj që  në të ardhmen të bëhet  si ka  qenë lojtar  shumë i mirë , pra një legjendë e volejbollit shqiptar të bëhet edhe një trajner i mirë në të ardhmen. Unë pres  prej Habilit që ta bënë këtë punë‘’  tha trajneri Durim Luma

Legjenda e volejbollit Habil Ajeti  me mirënjohje  u nderua edhe  nga Federata e Kosovës, klubet kua  ai ku  ai ka qenë pjesë si volejbollist aktiv. Do ta veçojmë   dhuratën  që erdhi nga klubi i volejbollit Luboteni të Ferizaji që e nderoi Habilin  me një plis të bardhë dhe një dhuratë simbolike si shenjë respekti për kontributin e tij gjatë pesë viteve në klub, duke e ndihmuar të shpallet kampion në Superligën e Kosovës.  Një  dhuratë speciale  erdhi edhe  nga  familja e tij .

Habil  Ajeti  gjatë karrierës së tij  pos Shkëndijës ka  luajtur edhe në KEK,  Mabetexi,  Drenica, Rabotniçki Shkup, Studenti Tiranë , Pallavolo Lugano , Shutovë  të Kërçovës, Luboteni Ferizaj, Skënderbeu Kreishtë , ndërsa  një kohë ishte anëtar i reprezentacionit të vendit.  Habil Ajeti  në  gjitha  klubet  kua ka luajtur  ka  fituar  tituj  Kampion, Kupa apo  Super kupa

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *