
Shaban Sinani
Përfaqësuesja e Maqedonisë sonte zhvillon ndeshjen e dytë kualifikuese në kuadër të Grupit J, për Kampionatin Botërorë që do të mbahet në SHBA në vitin 2026. Kundërshtar i reprezentacionit tonë është Uellsi e cila në raundin e parë shënoi fitore 3-1 kundër Kazakistanit. Në pritje të ndeshjes së sotme, mbrëmë para seancës së fundit stërvitore në arenën ‘’Todor Proeski’’ u mbajt press konferenca zyrtare ku para mediumeve pikëpamjet e tyre për duelin me Uelsin i dhanë seleksionuesi Bllagoja Milevski dhe portieri Stole Dimitrievski. Seleksionuesi Milevski tha se kanë analizuar ekipin kundërshtar edhe pse është shumë më ndryshe ndeshja me Lihtenshtajnin
“Gjithsesi se kemi analizuar Uellsin jo vetëm në ndeshjen e fundit por të gjitha ndeshjet prej kur seleksionuesi i tyre nisi me punë dhe mendoj se jemi të përgatitur duhet të jemi të përsosur në planin taktik me disiplinë taktike në pjesën fizike dhe sigurisht duhet të jemi maksimalisht të fokusuar nëse duam të shpresojmë në rezultat pozitiv’’. tha seleksionuesi Milevski
Portieri Stole Dimitrievski theksoi se ndeshja me Lihtenshtajnin ishte mjaftë e vështir duke pasur para sysh se ishin në ankthin e tragjedisë në Koçani-:

“Gjithmonë që kam ardhur në pres konferencë kemi pasur një ‘’rrjetë të pastër’’, le të bëjmë të njëjtën gjë kundër Uellsit. Le të jetë kjo lumturi e re. Do të doja që të kishim një ndeshje tjetër të mirë, po punojmë dhe jemi gati. Nëse arrijmë të mbrohemi, kemi të paktën një barazim dhe pse të mos dalim edhe fitues’’ tha portieri Stole Dimitrievski
Ndeshja e raundit të dytë e grupit J, mes Maqedonisë së Veriut dhe Uellsit do të zhvillohet sonte në arenën ‘’Todor Proeski’’ në Shkup me fillim në ora 20 e 45 minuta