Sadije Aliti zgjidhet kryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve “ Oeneum” në  Tetovë  

Merita Isaki

Shoqata e Shkrimtarëve “Oeneum” në Tetovë tani ka udhëheqësi të re. Poetja dhe gazetarja Sadije Aliti është zgjedhur kryetare e kësaj Shoqate në mbledhjen e mbajtur dit më pare nga Kryesia e kësaj shoqate. Kjo shoqatë deri më tani është udhëhequr nga kryetari Daim Ilazi, i cili në këtë mbledhje prezantoi edhe punën e Shoqatës për vitin kalendarik 2024.  Me që Daim Ilazit i kalonte mandati si kryetar i shoqatës, u kalua në zgjedhjen e udhëheqjes së re të Kryesisë së shoqatës ku për kryetare u zgjodh Sadije Aliti,  në mandatin e ardhshëm. Sekretare e shoqatës u rizgjodh Behare Neziri e nën kryetar Bajramali Selimi dhe Muaxher Haruni u zgjodh anëtar i Kryesisë së shoqatës

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *