Rinia, forca e së ardhmes

Mejlan Selmani

Rinia, forca e së ardhmes

Në një botë që shpesh duket e pasigurt dhe plot sfida, rinia është drita që ndriçon errësirën. Çdo ditë që kalon është një mundësi për të mësuar nga e kaluara dhe për të bërë hapin e parë drejt një të ardhmeje më të bukur. Koha është një udhëtim, dhe rinia është ai moment magjik kur mund të ndërtojmë gjithçka që duam.

Të rinjtë janë ata që i japin jetë shpresës, ata që ëndërrojnë pa frikë, ata që besojnë se çdo mundësi është e arritshme. Pavarësisht dështimeve, ata e shohin çdo vështirësi si një mundësi për të mësuar, për të u ngritur më fort dhe për të ecur përpara. Rinia është pasuria më e çmuar që ka shoqëria – energjia dhe ëndrrat e tyre janë kyçe për të ndryshuar botën.

Të rinjtë kanë një fuqi të veçantë: ata mund të shohin botën ndryshe, mund të besojnë në diçka më të madhe. Ata mund të ndjekin pasionet e tyre dhe, me punë dhe përkushtim, mund të kthejnë ëndrrat në realitet. E ardhmja nuk është një diçka që duhet të presim, ajo është diçka që rinia mund ta krijojë çdo ditë me besim dhe guxim.

Shoqëria ka nevojë për rininë, për energjinë e tyre të pafundme dhe për idetë e reja që sjellin. Të rinjtë janë ata që mund të shndërrojnë botën, që mund të sjellin ndryshim dhe ta bëjnë të mundur atë që duket e pamundur. E ardhmja është e tyre.

Prandaj, çdo i ri duhet të besojë në vetveten e tij, të ndjekë ëndrrat pa ndalur dhe të besojë se çdo hap i vogël është një hap drejt ndërtimit të së ardhmes që duam, ata që mund të krijojnë botën që duam. Të rinjtë, janë ata që mund të bëjnë gjithçka të mundur.

E ardhmja nuk është diçka që do të ndodhë, ajo është diçka që rinia e krijon. Dhe ju rini, jeni ata që do ta bëni botën më të mirë.

Shënim:

Opinionet në fjalë iu përkasin studentëve të Psikologjisë (viti i II-të), Universiteti “Nënë Tereza”.

Fushatë sensibilizuese nën moton “…nga të rinjtë, për të rinj!”.Pjesë nga punimet në lëndën “Psikopedagogji”.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *