Kombëtarja e Anglisë arrin në Shqipëri

Ekspedita e Kombëtares së Anglisë para një ore ka arritur në Shqipëri, shkruan Zeri.info.

Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e “Tre Luanëve” në “Twitter”, aty ku janë publikuar disa fotografi nga momenti i arritjes në Tiranë.

Shqipëria dhe Anglia do takohen nesër (e diel) në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 18:00 në “Air Albania Stadium”. Anglia dhe Shqipëria momentalisht udhëheqin në Grupin I, pasi ndajnë dy pozitat e para me nga tre pikë.

Në kuadër të këtyre kualifikimeve, anglezët fituan ndeshjen e parë 5-0 ndaj San Marinos, kurse “kuqezinjtë” fituan minimalisht 0-1 në udhëtim te Andorra.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *