Prindërit të shqetësuar në prag të festave 7 dhe 8 mars
Letër anonime
Festat e 7 dhe 8 marsit në vend që të shërbejnë si festa të dashurisë së fëmijëve ndaj nënave dhe mësuesve, ato janë shndërruar në festa dhurata duke vënë në siklet prindërit që tashmë nuk mund t’ia dalin në asnjë mënyrë. Sot kam pranuar një letër anonime nga një prind i cili kërkon që të publikoj dhe të apeloj tek të gjitha institucionet arsimore që ti thonë NDAL dhuratave.
Përshëndetje, jam një prind me tre fëmijë, dy në shkollë të mesme dhe një në fillore. Që tani kanë filluar debatin dhe përmendin shuma të caktuara për dhurata që duhet tu blejnë mësueseve dhe nënave. Më tragjike është fakti se nuk bëhet fjalë për një dhuratë, por me dhjetëra dhurata sepse janë shumë mësuese dhe për të gjitha mendojnë të blejnë nga një dhuratë në vlerë prej 1000 denar dhe kur ti bësh llogaritë për tre fëmijë shkon në 3000 denar e pa përballueshme për mua si prindër. Këtu do theksoja faktin se dy fëmijë i kam edhe në kursin e gjermanishtes dhe anglishtes në FLUENT, por aty jam i qetë sepse dhuratat ua kanë ndaluar që para shumë viteve dhe është për tu përshëndetur. Jemi në krizë ekonomike të gjithë ne dhe kjo shihet për çdo natë edhe në TV beteja që po zhvillohet me çmimet e mos të flasim për shpenzimet tjera të paplanifikuara. Unë si prind shkruan ai më tej kërkoj që përmes portalit tuaj të sensibilizojë masën dhe të vetëdijësojë udhëheqësit e institucioneve arsimore që të ndërpresin praktikën e marrjes së dhuratave, por të organizojë një garë se kush do të shkruajë një Ese, një tregim, apo edhe një poezi më të mirë për ditën e mësuesit dhe të nënës.
Koha është që festat t’i shndërrojmë në një moment për të përmirësuar cilësinë në arsim, për të krijuar konkurrencë mes nxënësve, për t’i motivuar ato dhe për të përmirësuar kushtet në shkolla e jo për të bërë garë se cila dhurata është më e shtrenjtë dhe më e bukur. Bukuria dhe çmimi i tyre duhet të kthehet në sukses dhe nota të larta.