Basketboll: Pas xhiros së 21-të, Olympiakos i vetmuar kryeson Euroligën

Shaban Sinani

Gjashtë fitore të  kuadrave  nikoqire dhe  tre  të atyre  misafire është epilogu  I  ndeshjeve  të xhiros së 21-të nբ Euroligën e basketbollit për meshkuj. Tabelën e kryeson Olimpiakos   me 15  fitore e  6  humbje.

Skuadra greke e Olympiacos vijon të udhëheqë renditjen me 15 fitore, duke mposhtur ekipin spanjoll Baskonia në transfertë me rezultatin 102-101. Pas  fitores  kundër  Crvena Zvezdës në Beograd me rezultat 91-96 skuadra turke e Fenerbahce, ngjitet  në pozitën e dytë në renditjen  tabelore , ndërsa në vendin e tretë ndodhen Monako dhe kampionët në fuqi të Panathinaikos, që u mundën në ndeshjet e kësaj jave.

Ditë e mirë për ekipet spanjolle, ku Real Madrid fitoi 116-113 ndaj Maccabi, ndërsa Barcelona mposhti Panathinaikos 82-73. Rikthehet te fitoj Paris Basketboll, që mundi 88-84 turqit e Anadolu Efes.

Pas  21  ndeshjeve  të zhvilluara  në Euroligën e basketbollit n ë kategorinë e meshkujve kryeson   janë 10- ekipe  që  shpresojnë kualifikim në fazën e play off kur edhe do të vendoset për titullin kampion.

Olympiakos  me  25 fitore e 6 humbe , e ndjekur  nga  Fenerbahce që ka 13 fitore e 7  humbje (-1 lojë)  , Monako 13 fitore e 8 humbje , Panathinaikos me 13 fitore e 8 humbje,  Paris  12 fitore e 8 humbje (-1lojë) , Milano  12 fitore e  9 humbje, Real Madrid 12 fitore e  9 humbje, Barcelona 12 fitore e  9 humbje,

Crvena Zvezda 12 fitore e  9 humbje dhe Bayern 12 fitore e  9 humbje. Ekipet  tjera   do të luftojnë në fazën play out.

Xhiro  e 21-të, rezultatet

Barcelona – Panathinaikos, 82-73

Villeurbanne – Partizan Beograd, 62-93

Paris Basketball – Anadolu Efes, 88-84

Armani Milano – Alba Berlin, 100-68

Baskonia– Olympiacos, 101-102

Real Madrid – Maccabi Tel Aviv, 116-113

Zalgiris Kaunas – Virtus Bologna, 77-68

Crvena Zvezda – Fenerbahce, 91-96

Bayern Munich – Monaco, 95-94

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *