Protestë para ”Statistikave”, pagat të rriten për 30%

Rritjen e shtesave në paga në vlerë prej 30 përqind si dhe nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive, kërkuan sot sindikatat para Entit shtetëror të statistikave. Në ditën e tretë të protestave, SPOGJ përsëri i dërgoi porosi Qeverisë që protestat e tyre të mos i quaj greva.

Kryetari i SPOGJ, Trpe Deanovski informoi se në këtë moment, derisa po protestohet për rritje të shtesave në paga, 988 të punësuar akoma nuk e kanë marrë pagën e muajit dhjetor. SINKRON: Trpe Deanovski, kryetar i SPOGJ “Bëhet fjalë për të punësuarit në të gjitha inspektoratet në vend.

Për shkak të vonesave të Ministrisë së Financave, e cila nuk i ka ndërmarrë obligimet në kohë, e në pajtueshmëri me ligjet, i la 988 të punësuar pa rroga, pa kredi të kthyera, pa pagesa të faturave në muajin mq të gjatë të vitit. Dje kaloi afati ligjorë për pagesën e pagës që duhet të paguhet më së voni deri më datë 15 të muqjit, dhe akoma nuk kq informacione kur dhe nëse këta punëtorë do të marrin paga.”

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *