Fitojnë: Golden State i kthehet fitores dështojnë Dallas e Denver

Pesë fitore të  skuadrave  vendase  dhe   gjashtë të atyre  mysafire është epilogu i 11-të ndeshjeve  të zhvilluara sot  në  kampionatin amerikan të basketbollit NBA. Konferencën e Perëndimit vazhdon të kryeson  Oklahoma e 33  fitore e 6 humbje, para ekipit  Houston që ka 27 fitore e 12 humbje, ndërsa në Lindje kryeson Cleveland  me  34  fitore e 5 humbje  e ndjekur  nga Boston që ka  28 fitore e 12 humbje

Tjetër humbje për kampionët e Boston, që sot u ndalën 110-97 nga Toronto. Një ndeshje me hope për Celtics, ku mungoi lojtari lider, ndërsa për kanadezët të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë.

Humbet edhe skuadra e Denver, që në fushën e saj u mund 128-108 nga Houston. Jalen Green me 34 pikë ishte më i miri për miqtë. Pa probleme fiton ekipi i Milwaukee, që falë 30 pikëve të Lillard dhe 26 të Antetokounmpo, mundi 122-93 Orlando.

Te fitorja rikthehet ekipi i Lakers, që mundi 117-108 Miami. 34 pikët e Herro për miqtë mbetën për statistikë, ndërsa për kalifornianët tri lojtarë realizuan mbi 20 pikë (Hachimura 23, Davis e LeBron nga 22 pikë secili).

Fiton edhe ekipi tjetër i Los Anxhelos, ai i Clippers, që mundi thellë 126-67 Brooklyn (Leonard 23 pikë). Ndërsa skuadra e Golden State, falë 31 pikëve të Stephen Curry, mundi në sekondën e fundit 116-115 Minnesota.

Rezultatet e sotme

Philadelphia – Nju York, 119-125

Toronto – Boston, 110-97

Chicago – Atlanta, 94-110

Milwaukee – Orlando, 122-93

Nju Orleans – Dallas, 119-116

San Antonio – Memphis, 115-129

Denver – Houston, 108-128

Utah Jazz – Charlotte, 112-117

Minnesota – Golden State, 115-116

Lakers – Miami, 117-108

Clippers – Brooklyn, 126-67

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *