Shaban Sinani
Besa e Dobërdollit përgatitjet për pjesën pranverore të kampionatit nën drejtimin e trajnerit Gorazd Mihajllov i ka filluar më 10 janar dhe tanimë pesë ditë me radhë është duke punuar me intensitet të shtuar në kushtet aktuale atmosferike në stadiumin me barë artificial në Gostivar. Ekipi krahas seancave stërvitore punon edhe në kompletimin e prurjeve të reja.
Kështu që deri më tani zyrtarisht ekipit janë bashkangjitur Shefit Shefiti nga Arsimi i Çegranit dhe japonezin Yumemi Kanda. Ndërsa ditëve në vijim priten edhe 3-4 prurje tjera. Ndërkohë që ekipi për datë 22 dhe 26 janar ka caktuar ndeshje kontrolluese me Arsimin e Çegranit dhe Skopjen. Ekipi nga 28 janari do të zhvendoset në Ohër ku gjatë 8 ditëve do ta zhvillon fazën e dytë ku do të zhvillon edhe 3 ndeshje miqësore. Në xhiron e parë të sezonit pranveror me 16 shkurt, Besa është mysafire e Voska Sportit në Ohër.