
Shaban Sinani
Pesë fitore të skuadrave vendase dhe katër të atyre mysafire është epilogu i nëntë ndeshjeve të zhvilluara në mëngjesin e sotëm në kampionatin amerikan të basketbollit NBA. Konferencën e Perëndimit vazhdon të kryeson Oklahoma me 30 fitore e 5 disfata e ndjekur nga Hjustoni me 23 fitore e 12 disfata, ndërsa Lindjen e kryeson Cleveland me 31 fitore e 4 humbje , para ekipit Boston që ka 26 fitore e 10 humbje
Fitore të sigurt sot ka shënuar ekipi Milwaukee që në transfero mundi Toronton me rezultatin e sigurt 128-104. Jasht terenit vendas fitore ka realizuar edhe Feniks kundër ekipit të Filadelfias me rezultatin 109-99. Fitore në sekondat e fundit ka shënuar ekipi Detroit ndaj Portland me rezultatin 118-115
Memphis mundi Dallasin me rezultatin 119-104 falë 35 pikëve të Jackson Sacramento fitoi Miamain 123-118 Miami, me DeRozan që ka realizuar 30 pikë. Ndërsa Çikago mundi San Antonion me rezltatin, 114-110 . Më efikasi ishte LaVine me 35 pikë e 10 kërcime .
Rezultatet e sotme
Detroit – Portland, 118-115
Philadelphia – Phoenix, 99-109
Brooklyn – Indiana, 99-113
Nju Jork – Orlando, 94-103
Toronto – Milwaukee, 104-128
Çicago – San Antonio, 114-110
Memphis – Dallas, 119-104
Minnesota – Clippers, 108-106
Sacramento – Miami, 123-118