
Shaban Sinani
Befasia e këndshme në Ligën e dytë të futbollit vendor, Klubi i futbollit Arsimi nga Çegrani, ashtu siç e do rendi të mërkurën nis me fazën e parë përgatitore dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit pothuajse kanë bërë të gjitha para përgatitjet e duhura në plan programit të hartuar nga stafi teknik që e kryeson trajneri përgjegjës Vildan Saliju. Ekipi të gjitha fazat përgatitore do ti zhvillon në Gostivar ku pritet të luaj edhe pesë ndeshje kontrolluese me ekipe të Ligës së parë dhe ato të dytë. Për fazat e përgatitore trajneri përgjegjës Vildan Saliju deklaroi.

“Klubi futbollistik Arsimi 1973 nga fshati Çegran, me fazën përgatitore do të fillon më datë 08-01-2025, kryesisht të gjithë procesin stërvitor do ta zhvillojmë në vendin tonë, gjithashtu kemi planifikua edhe 5 ndeshje kontrolluese, që në mënyrë konstante të përgatisim ekipin që do të bartë peshën e ekipit në gjysmë stinorin pranveror. Po ashtu në ekip kemi edhe afrime të reja siç janë mesfushorët Maliq Beluli dhe Alpaj Jusufi, si dhe qendërmbrojtësi Stojan Stojçevski, po ashtu brenda javës do të zyrtarizojmë edhe dy/tre përforcime cilësore në repartin e sulmit, andaj me këto përforcime dhe lojtarët kryesorë që bartën peshën në sezonin që lamë pas kemi vazhduar bashkëpunimin, sigurisht që shpresojmë të jemi pretendentë kryesorë për tre vendet e para që klubin tonë të zemrës ta ngritin në nivelet më të larta të futbollit vendor!”

Pjesa pranverore e kampionatit në Ligën edytë fillon me 15 shkurt, ndërsa klubi I futbollit Arsimi në ndeshjen e pare të sezonit pranveror është mysafire e Bellasicës në Strumicë. Kujtojmë se skuadra nga Çegrani në pjesën vjeshtore të kampionatit nga 15 ndeshje të zhvilluara ka 9 fitore, 2 barazime dhe 4 disfata duke grumbulluar 29 pikë dhe aktualisht mban pozitën e katërt me 29 pikë.
