EKIPI “AUTO PJESË SG” FITUES I TURNEUT “KF REICA – TV KOHA”

Shaban Sinani

Përfundoi  edicioni i 33-të turneu tradicional i futbollit në sall ‘KF REÇICA – TV KOHA’’  Ku  fitues  doli ekipi  AUTOPJESË SG.  Finalen e ndoqën mbi 1000  tifozë.

 Fitues i edicionit të 33-të Turneu tradicional i futbollit të vogël  ‘’KF Reçica – TV Koha’’ doli  ekipi  AUTO PJESË SG  pasi  në  finalen e  madhe   mundi ekipin IMERI BODEN  me  rezultatin 5-3, vendi i tretë i takoi  ekipit  EMKA PETROLL  Pas  fitore  5-2   kundër   ekipit KF PIROK.  Futbollisti më i mirë i turneut u shpall Jasir Zeqiri  e  ekipit  fitues, ndërsa  portieri më i mirë Shefki Berisha i ekipi EMKA PETROLL. Ekip  më  fair pley  u shpall KF Piroku.  Pas  përfundimit  të turneut  futbollisti  më i mirë dhe portieri më mirë Jasir Zeqiri dhe Shefki Berisha u shprehën të lumtur  për  epitetin   e më të mirëve

 ‘’Jashtëzakonisht i lumtur. I lumtur se ekipi arriti ta  fitoj  këtë turnir  të madh. E përgëzoj organizatorët për një organizim shumë të mirë. Synimi  ynë ka qenë trofeu dhe më në fund ia arritëm’’ deklaroi Jasir Zeqiri futbollisti më mirë i turneu

‘’ Faleminderit shumë ekipit dhe faleminderit publikut që na ka mirëprit. Jam i kënaqur  tej mase  shpresojmë që edhe  vitin tjetër të jemi një ekip cilësore me  ambicie  shumë më të mëdhaja’’,deklaroi Shefki Berisha portier më mirë  i turneut

Tre  ekipet  fituese  krahas  Kupës u shpërblyen edhe me  90 mijë denar vendi i parë, 40 mijë denar vendi i dytë dhe 20 mijë denar vendi i tretë . Kujtojmë se  dy  ndeshjet  finale  dhe  ndeshjen revyale me  veteranve  tëë KF Reçica dhe KF Pirok që  përfundoi  me fitoren e vendasve  pas ekzekutimit të penaltive  u  transmetuan drejtpërdrejt  në rrjetin  social fejsbuk të Televizionit Koha

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *