LFK TETOVË: ABDILMEXHIT SHAQIRI KANDIDAT PËR KRYETAR 

Viti  i ri 2025 është vit kur duhet organizohen zgjedhje  të rregullta Federatën e Futbollit të Maqedonisë përfshirë këtu edhe zgjedhjet në Lidhjet  Futbollistike Komunale të cilët duhet të përcaktohen për njerëzit që do të përfaqësojnë ekipet në institucionin më të lartë të futbollit në vend.

Lidhja Futbollistike Komunale e Tetovës, ka caktuar Kuvendin e Rregullt zgjedhor për datën 18 janar, ndërsa sipas informacioneve nga kjo lidhje kandidat të mundshëm për postin kryetar të LGK Tetovë janë Mujdin Ismaili, kryetar aktual dhe Abdilmexhit Shaqiri përfaqësueses i KF Vëllazërimit të Sllatinës.

Abdilmexhit Shaqiri është një emër i njohur për klubet e futbollit të rajonit të Tetovës pasi edhe më parë  ishte anëtar i Këshillit drejtues në LFK të Tetovës dhe  në Ligën e tretë Perëndim. Abdilmexhit Shaqiri tha se nëse merë besimin kuvendarëve për kryetar i LFK Tetovë  do të mbroj  interesat e të gjitha klubeve pa përjashtim

 ‘’ Unë jam i deleguar nga KF Vëllazërimi nga Sllatina deh i përkrahur nga  të gjitha klubet tjera që garojnë në Ligën e tretë dhe Ligën e katërt në rajonin që përfshinë nga Tetovë e deri në Jazhincë. Pra përkrahja e tyre  ma mundësoi që të jem kandidat  për kryetar i LFK-së Tetovë, por nëse unë zgjidhem  do të jem përfaqësues i denjë i të gjitha  klubeve anëtare të LFK të Tetovës pa marrë para  sysh  se  në cilin rang garojnë  s’’ tha Abdilemexhit Shaqiri  kandidat për  kryetar i LFK Tetovë

Qëllimi  kryesor që Abdilmexhit Shaqiri ka pranuar  kandidaturën për kryetar të LFK Tetovë pos tjerash është edhe kthimi i dinjitetit të futbollit tetovar.

 ‘’Unë kam qenë si aktivist i vjetër prej vitit 2002, që përkrahur Këshillin koordinues pasi dihet  se mbledhja në fshatin Sllatinë  ishte  vendimtare  ku u  sollën  vendimet për përfaqësim  të drejtë në të gjitha organet e FFM-së, për çka edhe ia arritëm  pikërisht në momentet  më të vështira  por këmbëngulësia  jonë  dha  rezultatet  që edhe  sot e kësaj dite  po  i gëzojmë.. Shqiptarët janë  të përfaqësuar  denjësisht në të gjitha organet e FFM-së. Krejt kjo fal  themelimit të Këshillit koordinues për klubet e futbollit shqiptarë këtu në Maqedoni   nga  viti  2002 e deri më sot. Prandaj   premtoj se  gjithmonë do t’ju përmbahem  këtyre   organet e FFM-s bazuar edhe  në rregulloren e këtij Këshillitha  Abdilmexhit Shaqiri kandidat  për kryetar të LFK Tetovë

Kujtojmë se zgjedhjet e rregullta në Federatën e  Futbollit Maqedonisë do të zhvillohen në  mars  të këtij viti me delegatët e  ri  të propozuar nga Lidhjet Futbollistike Komunale, ndërsa  kandidat i vetë për kryetar është Masar Omeragiq i cili u zgjodh në Kuvendin e jashtëzakonshëm  të 22 dhjetorit 2024.

Kuvendi i Rregullt zgjedhor i LFK të Tetovës do të mbahet  më 18 janar  në ora 18:00 na  hapësirat e Komunës së Bogovinës (Ish Komuna e Kamjanit)

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *