MASAR OMERAGIÇ ZGJIDHET KRYETATR I RI I FFM-së

Shaban Sinani

Masar Omeragiç edhe zyrtarisht është kryetar i ri i Federatës së Futbollit të Maqedonisë,  pasi 63  delegatët e pranishëm me aklamacion përkrahën kandidatin e  vetëm për këtë post në Kuvendin e Jashtëzakonshëm  që u mbajë sot në hapësirat e hotel Hilton në Shkup  në  praninë e  përfaqësuesve  të FIFA-s dhe UEFA-s. Krejt kjo pasi kryetari i deritanishëm Muamed Sejdini  më 17 nëntor dha dorëheqje të pa revokueshme të deritanishëm,  nënkryetar i  FFM-së  deri në Kuvendin e rregullt zgjedhor  do të jetë Marjan  Stojkovski, ndërsa  posti  ushtrues  i detyrës sekretar i përgjithshëm i  është besuar Drillon Ganiut .

 Në mbledhjen e Këshillit Drejtues  të mbajtur menjëherë  pas p;refundimit të Kuvendit  të  jashtëzakonshëm  Goran Pandev është emruar drejtor  sportiv i reprezentacionit A. Ndërsa Agim Ibraimi dhe ILija Najdovski  do të jenë këshilltar  në kabinetin e kryetarit Omeragiç.

Pas  p;refundimit të Kuvendit kryetari i ri Masar Omeragiq  para  mediumeve pos  tjerash deklaroi

 “Durim, këmbëngulje dhe shumë sakrificë. Unë jam një nga ju, një njeri i futbollit. E di si duhet të jetë dhe e di se në cilin drejtim duhet ta zhvillojmë futbollin në Maqedoni. Futbolli është punë ekipore dhe një individ nuk mund ta bëjë atë i vetëm. Ashtu si në fushë, duhet shumë vrap, shumë punë, shumë djersë për të arritur fitoren. I tillë është futbolli, në të cilin kujtohen vetëm fitoret dhe sukseset, e tillë është edhe puna e presidentit në federatë.

Së bashku do të gëzohemi për sukseset, së bashku do të pikëllohemi në disfata. Ky është një sport në të cilin nuk ka sot për nesër, ky është një sport që kërkon punë dhe një ekip shumë të mirë për të arritur qëllimin” – ishin fjalët e para të presidentit të ri, Masar Omeragiç, i cili gjithashtu foli edhe për plan programin dhe atë që mendon së shpejti ta bëjë në Federatë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *