Shaban Sinani
Futbollisti Ediz Spahiu i lindur më 18 mars 2001 në Gostivar, aktualisht pjesë e klubit të futbollit Tikveshi nga Kavadari , në pjesën pranverore të kampionatit pritet të vesh fanellën me emblemën e KF Besa të Dobërdollit. Bëhet fjalë për një futbollist me perspektivë i cili ka qenë pjesë e Shkëndijës, Gostivarit dhe Tikveshit. Spahiu në sezonin vjeshtor ishte titullar në 18 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola, ndërsa ishte titullar edhe në dy ndeshjet e Konferencë Ligës dhe ka zhvilluar edhe një ndeshjen në reprezentacionin U-21 të Maqedonisë së Veriut
Me angazhimin eventual të futbollistit Ediz Spahiu klubi futbollit Besa do të fiton në cilësi dhe do të jetë freski e madhe në ekipin nga Dobërdolli që aktualisht është pozitë të pavolitshme në renditjen e tabelës. Ndërsa nga ana tjetër drejtuesit e klubit dhe stafi teknik me në krue Boban Babunski janë duke bërë planet për fillimin e përgatitjeve dhe për kompletimin e ekipet me freskime dhe ndoshta largime të disa lojtarëve.