Gjashtë fitore të vendasve, 2 fitore për mysafirët dhe një ndeshje e ndërprerë është epilogu i ndeshjeve të javës së 17-të në Euroligën e basketbollit për meshkuj . Kryesuesit e Paris Basketboll nuk kanë zbritur në fushë për shkak të një virusi që ka prekur shumicën e skuadrës dhe Euroleaga vendosi ta shtyjë sfidën.
Pas javës së 17 kryeson Paris Basketball me nga 11 fitore, asa sa kanë edhe Monako, Olimpiakos e Bajern Munih. Skuadra gjermane arriti një fitore në sekondën e fundit ndaj Milanos.
Real Madridi pas disa zhgënjimeve i rikthehet fitores kësaj radhe mundi Monakon me rezultat të thellë 94-72. Ndërsa Barcelona u mund 86-81 nga Virtus Bolonja. Fitore të thellë korri edhe ekipi kampion në fuqi i Panatinaikos, që mundi 104-69 Baskonia.
Rezultatet-Raundi 17
Panatinaikos – Baskonia Gasteiz, 104-69
Paris Basketball – Fenerbahce, e ndërprerë Real Madrid – Monako, 94-72
Anadolu Efes – Partizan Beograd, 86-77
Zalgiris Kaunas – Vileurban, 72-78
Virtus Bolonja – Barcelona, 86-81
Olimpiakos – Alba Berlin, 90-85
Crvena Zvezda – Makabi Tel Aviv, 81-73
Armani Milano – Bajern Munih, 78-79