Shaban Sinani
Me kompletimin e rezultateve të javës së 13-të në Ligën e pare volejbollit në kategorinë e meshkujve edhe zyrtarisht përfundoi pjesa vjeshtore e kampionatit ku skuadra dominuese edhe kësaj radhe ishte klubi I volejbollit Strumica me 36 pikë aspo më mite thënë12 ndeshje 12 fitore, para ekipit të UGD Shtipi që ka tre pike më pakë. Çka të thuhet për ekipet tetovare. Shkëndija pësoi disfatë nga UGD Shtipi me rezultatin maksimal 0-3 në sete 15-25, 10-25 dhe 9-25. Pra skuadra vendase në asnjë mënyrë nuk mundi ti bënë ballë ekipit mysafirë.
Universiteti i Tetovë ishte në element në përballjen me Vardarin e Shkupi që e mundi me rezultatin maksimal 3-0 në sete 5-8, 25-18 dhe 25-13. Pra skuadra studentore gjysmë sezonin e pare përfundoi në pozitën e pestë dhe do të garon në play off .
Fitore në xhiron e 13-të ka shënuar edhe Liria e Zherovjanit që mundi Janta Volejn 3-0 në sete 25-18, 25-16 dhe 25-16. Në pjesën pranverore Liria do të garon në Play out me ekipet e nga pozita e shtatë deri në at të 13-të
Rezultatet e xhiros së 13-të:
Maqedonia Xhio – Boreci 1-3
Susheva – Vesna Probishtipi 3-1
Shkëndija – UGD Shtipi 0-3
Universiteti I Tetovës – Vardari 3-0
Liria – Janta Volej 3-0
Rabotniçki – Strumica 1-3