FUTBOLL: PRITEN NDRYSHIME TË MËDHA TE KF BESA E DOBËRDOLLIT?!

Shaban Sinani

Pjesa vjeshtore e kampionatit në Ligën e pare futbollit vendor përfundoi  me  ndeshjet e  raundit t; 18-të  dhe  të gjitha  ekipet  do të jenë në pushim deri   kur datat që kanë caktuar për fillimin e përgatitjeve  për pjesën pranverore të kampionatit që fillon me 16 shkurt 2025.

 Disa  skuadra  janë të kënaqura me rezultatet e  sezonit vjeshtor, disa skuadra  janë të zhgënjyera  me rezultatet dhe  që tani kanë [paralajmëruar  ndryshime.

 Një situate e  njëjtë është  edhe  te  skuadra debutuese klubi I futbollit Besa  e Dobërdollit e  cila  në sezonin  vjeshtor  ka  vetë,  3 fitore, 4 barazime  dhe 11 disfata  dhe me vetëm 13 pikë pozicionohet e  10-ta  në renditjen tabelore.

 Nga  burime  të afërta me  ekipin Besa  bëjnë me  dije  se  do të ketë ndryshime  rrënjësore  në stafin teknik dhe ndoshta edhe tek  futbollistët.  Jo zyrtarisht  përfolët se drejtuesit e klubit janë në bisedime me trajnerin Boban Babunski i  cili  nuk ka  ndonjë përvojë të theksuar  si trajner  pos që ka  qenë  në periudha të shkurta  te  Pelisteri Vardari, Pobeda dhe Rabotniçki  ku  nuk është dëshmuar  ne  rezultate  t; mira.

Si do të jetë drejtuesit e klubit  duhet të përcaktohen për stafin Teknik I cili duhet të del me  Project të qartë se çka ofron ekipit  gjatë fazave përgatitore për të dal nga situate aktuale

 Kush do të jetë pasardhës i Burim Sadikut duhet të mësohet  shumë shpejt  do të jetë ai Boban Babunski,, Shpëtim Duro  apo  dikush tjetër pasi Besa  dhe  pronarët e saj meritojnë  një organizim tjetër fare   dhe  suksese  më të mira  se  këto  që ishin  në pjesën vjeshtore të kampionatit. 

Tani është koha  që të vendoset për persona të duhur  në pozitat e duhura pa eufori, pasi  futbolli këtë nuk e toleron.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *