Shaban Sinani
Pesë fitore të ekipeve vendase dhe katë e atyre mysafire me gjithësejt 25 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të xhiros së 13 në Ligën e dytë të futbollit vendor, ku katër ekipet e para kanë regjistruar fitore.
Fitore minimale por me rëndësi të veçantë ka shënuar ekipi i Bashkimit në Kumanovë në përballjen me Kozhufin e Gjevgjelisë. Autor i golit të fitores për vendasit ishte futbollisti mysafirë Nikolla Najdovski i cili në minutën e 12-të shënoi autogol për fitoren e Bashkimit.
Po mde të njëjtin rezultat 1-0, Arsimi në Gostivar mundi Borecin e Velesit me një gol që e realizoi Albin Ramadani
Liga e dytë java e 13-të, takohen: Makedonija Gj.P – Vardari Negotinë 5-0, Arsimi – Boreci 1-0, Bellasica – Bregallnica 0-1, Ohri – Detonit Plaçkovica 1-3, Bashkimi – Kozhufi 1-0, Pobeda – Skopje 0-2, Novaci – Osogova 5-0, Kamenica Sasa – Vardarski 5-1
Tabela: 1.Makedonija Gj.P 32 pikë, 2.Bregallnica 30, 3.Bashkimi 29, 4.Arsimi 26, 5.Kmenica Sasa 21, 6.Detonit Plaçkovica 21, 7.Ohri 21, 8.Kozhufi 18. 9.Novaci 17, 10.Bellasica 16, 11Skopje16, 12.Pobeda 13, 13.Vardari Neg . 11. 14.Osogova 8, 15.Boreci 5, 16.Vardarski 2 pikë.
Në xhiron e 14-të me 30 nëntor takohen: Boreci – Bellasica, Bregallnica – Ohri, Detonit Plaçkovica – Bashkimi, Skopje – Novaci, KOzhufi – Pobeda, Makedonija Gj.P – Arsimi, Osogova –Kamenica Sasa, Vardari Negotinë – Vardarski