Shaban Sinani
Pas pauzës dy javore shkaku i obligimeve të reprezentacionit në UEFA Liga e Kombeve, këtë fundjavë rikthehet kampionati vendor me ndeshjet e xhiros së 15-të në Ligën e parë dhe ato të xhiros së 13-të në Ligën e dytë të futbollit vendor.
Java e 15-të në elitën e futbollit vendor karakterizohet me disa takime mjaftë interesante që mund të jenë edhe vendosësh për rrjedhën e mëtutjeshme të kampionatit si për kreun e tabelës ashtu edhe për ekipet që aktualisht gjenden në pjesë e poshtme të tabelës. Gjithsesi se ndeshje më të zjarrta në Manastir ku përballen Pelisteri – Shkëndija, që luhet të dielën në ora 17:00, në Çair Shkupi takohet me Sileksin r, Rabotniçki përballet me ekipin Besa t࡙ Dobërdollit në arenën ‘’Todor Proeski’ në Shkup’ , Në Strumicë AP Brera është nikoqir e kampionit Struga Trim Lum, Gostivari takohet me Tikveshin dhe Voska Sport në Ohër e pret Vardarin, që është derbi i dy skuadrave që janë nga fundi i tabelës.
Liga e parë, java e 15-të takohen: Pelisteri – Shkëndija, Gostivari – Tikveshi, Voska Sport – Vardari, Shkupi – Sileksi, AP Brera – Struga Trim Lum dhe Rabotniçki – Besa
Liga e dytë java e 13-të: Takohen Arsimi – Boreci, Bashkimi -Kozhufi …
Ndërkaq të shtunë me fillim në orën 13:00, zhvillohen ndeshjet e javës së 13-të në Ligën e dytë dy skuadrat shqiptare Arsimi dhe Bashkimi janë nikoqire të ekipeve Boreci gjegjësisht Kozhufi. Në javën e 13-të , nesër me fillim në ora 13:00, takohen:: Makedonija Gj.P – Vardari Negotinë, Arsimi – Boreci, Bellasica – Bregallnica, Ohri – Detonit Plaçkovica, Bashkimi – Kozhufi, Pobeda – Skopje, Novaci – Osogova, Kamenica Sasa – Vardarski.