Përfaqësuesja e Kosovës U-21 ka triumfuar ndaj Maqedonisë së Veriut me rezultat 3-1 në miqësoren e zhvilluar sot në kampin stërvitorë të FFM-së në Shkup.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë, ku të dyja skuadrat shënuan nga një gol.
Të parët n࡙ epërsi kaluan vendasit me golin që e shënoi Nikola Velickovski në minute e 18, por kjo ishte e tëra nga vendasit që drejtohen nga Dragi Kanatlarovski, pasi miqtë nga Kosova barazuan me golin e Arjanit Fazlijut në minute e 29- të
Në pjesën e dytë, futbollistët e seleksionuesit Afrim Tovërlanit ishin dukshëm më të mirë dhe më konkret duke shënuar edhe dy gola në minute e 66 dhe ata tբ 87 për rezultatin përfundimtar 1-3.
Këto dy reprezentacione e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës U- 21 ndeshja e radhës do të luajnë përsëri pas tri ditëve, më 17 nëntor nga ora 12:00 në Kampin e Federatës së Maqedonisë të Veriut.