Rajoni malor i Tre ujërave mbi fshatin  Breznë është një zonë malore shumë e bukur dhe e rëndësishme

Rajoni malor i Tre ujërave mbi fshatin  Breznë është një zonë malore shumë e bukur dhe e rëndësishme, që ndodhet në afërsi të Tetovës, në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë së Veriut. Lartësia e këtij rajoni varion nga 800 deri në 1,800 metra mbi nivelin e detit, në varësi të pjesës specifike të rajonit që vizitohet. Rajoni ofron mundësi për ecje në natyrë, hiking dhe eksplorim të peizazheve të bukura malore, ku mund të shihen male, pyje dhe lëndina të pasura me florë dhe faunë. Por, për të shkuar deri tek Lumi Bistrica, nga vendi i ashtuquajtur Tre Ujërat të duhet 2 deri më 3 orë në këmbë, në një terren të përshtatshëm për ecje i rrethuar me pyje të larta përgjatë lumit. Ndërsa Stanet ndodhen në lëndinat e thella mes maleve ku çobanët , 6 muaj të çdo viti, bashkëjetonin për mrekulli me bagëtinë dhe natyrën..Sot në bjeshkë mund të shohësh vetëm një Stan i boshatisur sa për të na kujtuar se para disa viteve këtu kanë jetuar barinjtë që janë kujdesur për bagëtitë e tyre. Nuk takuam asnjë njeri në këto stane. Pamje të zymta nga bjeshka që dikur ishte dëgjohej vetëm zhurma e bagëtive dhe vizitorëve.

Ky prezantim i realizuar nga organizata “Renesansa”, është në kuadër të projektit “Mbrojtja e ambientit jetësor dhe promovimi i turizmit malor”, financiarisht i përkrahur nga CNVP-PONT.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *